Ballkani në epërsi ndaj Dukagjinit

  • S.A /
  • 13 November 2023 - 13:29
Ballkani në epërsi ndaj Dukagjinit

Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit, në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të të Superligës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Therandasit po avancojnë 1:0 falë golit të Nazmi Gripshit, të shënuar në minutën e 15-të. Ballkani do të mundohet ta fitojë këtë ndeshje në mënyrë që ta ruajë distancën karshi ekipeve ndjekëse, Drita e Llapi, të cilat fituan në fundjavë në duelet përkatëse.

Nga ana tjetër, Dukagjini do të mundohet t’ia shkaktojë humbjen e parë sezonale kampionit aktual të Kosovës, ose t’ia nxjerrë një barazim. 

(Kosova Sot Online )