Kosova mbledh forcat për lojën me Zvicrën, kjo është agjenda e “Dardanëve”

  • S.A /
  • 14 November 2023 - 10:00
Kosova mbledh forcat për lojën me Zvicrën, kjo është agjenda e “Dardanëve”

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka lënë prapa krahëve fitoren ndaj Izraelit.“Dardanët” po shikojnë përpara, më saktësisht tek dy sfidat e ardhshme që i presin gjatë këtij muaji, transmeton "Kosova Sot Online ".

Trupa e trajnerit Primoz Gliha është duke u bërë gati për sfidën e së shtunës kundër Zvicrës.

Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar agjendën e Kombëtares, duke njoftuar se Verdhekaltrit do të ushtrojnë sot në Kampin Nacional në Hajvali duke filluar nga ora 15:00.

Ekipi kombëtar do të ushtrojë në ditët në vazhdim në këtë kamp, duke e pasur parasysh gjendjen e baltosur të fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, para se ta marrë rrugën drejt Zvicrës, ku të shtunën mbrëma në Basel do të ketë punë me Shaqirin, Xhakën dhe shokët e tyre, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Kosova dhe Zvicra kishin barazuar në sfidën e parë në Prishtinë, ndërsa ndeshja e së shtunës është mjaft e rëndësishme për “Helvetikët”, të cilët s’e kanë siguruar ende kualifikimin. E të martën tjetër Kosova do ta mbyllë kampanjën kualifikuese me duelin që do ta ketë në shtëpi me Bjellorusinë. “Dardanët” e shohin veten në vendin e katërt në Grupin I me 10 pikë, prej tyre 2 fitore, 4 barazime e 2 humbje.

(Kosova Sot Online )