Barcelona ka vendosur përfundimisht për dy Joaot

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 18:13
Barcelona ka vendosur përfundimisht për dy Joaot

Barcelona ka vendosur përfundimisht për dy Joaot që i mori në formë huazimi në fund të afatit kalimtar të verës.

Joao Felix përfundoi në “Camp Nou” në formë huazimi nga Atletico Madridi pasi e kaloi një gjysmë sezoni në Chelsea.

Kurse, Joao Cancelo u huazua nga Manchester City.

Drejtori i Barçës, Deco e ka shpjeguar projektin e klubit derisa foli për “RAC1”.

“Ne s’duam të kemi dyshime, duam t’i mbajmë të dy, Joao Felix dhe Joao Cancelo edhe për sezonin tjetër dhe për të ardhmen. Ata janë lojtarë kyç për ne, ata janë të lumtur këtu. Është ende herët, por do të mendojmë për negociatat”, u shpreh ish-futbollisti portugez.

Sulmuesi dhe mbrojtësi portugez janë të kënaqur në Barcelonë dhe do të qëndronin me gjithë qejf tek “Blaugrana”. 

(Kosova Sot Online)