Karim Benzema me trajner të ri

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 21:10
Karim Benzema me trajner të ri

Marcelo Gallardo është trajneri i ri i Al Ittihad. Tekniku argjentinas rikthehet në pankinë më shumë se një viti e gjysmë pas aventurës së tij me River Plate dhe zë vendin e të shkarkuarit Nuno Espirito Santo, i cili u detyrua të largohej për shkak të rezultateve të dobëta.

Al Ittihat renditen në vendin e pestë në Saudi Pro League, 11 pikë larg vendin të parë, që mbahet nga Al Hilal.

Nuno Espirito Santo e pësoi për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me sulmuesin më të rëndësishëm të skuadrës, Karim Benzema.

Pikërisht influence e ish-sulmuesit të Realit te drejtuesit e klubit ishte vendimtare në largimin e portugezit.

(Kosova Sot Online)