Reali Madridi ia mësyn Icardit

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 16:04
Reali Madridi ia mësyn Icardit

Real Madridi ka nevojë për një qendërsulmues të rrezikshëm.

Gjiganti spanjoll po vuan para portës kundërshtare që prej largimit të Karim Benzemas.

Edhe pse Endrick do të përfundojë në “Santiago Bernabeu”, “Los Blancos” janë të vetëdijshëm se iu duhet ta kenë në dispozicion një sulmues me përvojë.

Sipas mediumit turk “Fanatik”, klubi mbretëror spanjoll është duke e përgatitur terrenin për ta bindur Galatasarayn që t’ia shesë sulmuesin argjentinas.

Madje, “Merengues” do të mundohen ta transferojnë ish-përfaqësuesin argjentinas qysh në afatin kalimtar të janarit.

Galatasaray e bleu kartonin e Icardit nga Paris Saint-Germaini gjatë verës që shkoi pasi ish-futbollisti i Sampdorias dhe i Interit shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Stamboll, ku luajti në formë huazimi.

Icardi i ka realizuar 15 gola dhe i ka bërë 3 asistime në 20 ndeshjet e këtij sezoni, duke shfaqur formë të lartë.

Për këtë, trajneri Carlo Ancelotti e sheh atë si lojtarin ideal për ta udhëhequr sulmin e Realit, i përkrahur në krahë nga Vinicius dhe Rodrygo. 

(Kosova Sot Online)