Milan fiton ndaj Monzas

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 14:44
Milan fiton ndaj Monzas

AC Milan i është rikthyer fitore në Serie A.

Kuqezinjtë triumfuan në shtëpi ndaj Monzas me rezultat bindës 3:0, në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit spanjoll.

Reijnders dhe debutuesi Simic shënuan për vendasit në pjesën e parë për epërsinë e dyfishtë.

E Okafor realizoi në minutën e 76-të për rezultatin 3:0.

Me këtë fitore, Milan tani shkon në 32 pikë në vendin e tretë, gjashtë më pak se Interi që luan sonte në mbrëmje me Lazion në udhëtim.

Në anën tjetër, Monza mbetet me 21 pikë në vendin e 11-të.

(Kosova Sot Online)