E kalon lëndimin, Broja është rikuperuar plotësisht

  • S.A /
  • 19 December 2023 - 10:41
E kalon lëndimin,  Broja është rikuperuar plotësisht

Maurizio Pochettino këmbëngul se fitimi i Kupës Carabao është një prioritet për Chelsean këtë sezon, ndërsa ai do të përpiqet të sigurojë trofeun e tij të parë në Angli. Skuadra e Armando Brojës, i cili mund të jetë edhe titullar sot në “Stamford Bridge” pret nënkampionët e sezonit të kaluar, Newcastle në çerekfinale dhe do të përpiqet të presë biletën në katër skuadrat më të mira të kompeticionit vendës, për herë të parë që nga sezoni 2021-2022, transmeton "Kosova Sot Online".

“Sigurisht, unë dua të fitoj një trofe këtu në Angli. Unë dua të ngre një trofe tani në këtë kompeticion, sepse është e rëndësishme”, tha trajneri argjentinas në konferencë.

Tekniku i “Bluve” konfirmoi edhe se Kristofer Nkunku do të debutojë sot pas rikthimit nga dëmtimi në gju. Por me shumë mundësi sulmuesi francez do ta nisë nga stoli, duke mos qenë ende 100% për t’ia lënë vendin e titullarit njërit mes Armando Brojës apo Nikolas Xheksonit.

“Tani ka të bëjë me ndihmën që ne duhet t’i japim atij që ai të ndihet 100%, dhe më pas të shohim sesi mund ta ndihmojë ekipin dhe të shohim se në cilin pozicion, në cilat dinamika të ndryshme ai përshtatet dhe është vendimtar. Kjo është ajo që të gjithë presin. Tani ne kemi Xheksonin dhe Broja është plotësisht i rikuperuar”, deklaroi tekniku i londinezëve.

(Kosova Sot Online )