Xavi: Do të përforcohemi në janar

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 19:33
Xavi: Do të përforcohemi në janar

Xavi Hernandez ka mbështetur presidentin Joan Laporta në deklarimin se ata do të kërkojnë të nënshkruajnë me një mesfushor të ri në afatin kalimtar të dimrit.

Megjithatë ai pranoi se gjetja e asaj që dëshiron, do të ishte e ndërlikuar.

Pas humbjes së Gavit shkaku i lëndimit, “Blaugranët” janë në pesë mesfushorë për pjesën tjetër të sezonit, duke përfshirë Fermin Lopez i cili sapo ka ardhur nga skuadra e Barca Atletic.

Të hënën, Laporta deklaroi se ata po kërkonin një nënshkrim të stilit të Edgar Davids në janar. Edhe Xavi deklaroi ngjashëm.

“Ajo që ne kërkojmë është të forcojmë gjithmonë skuadrën, në çdo dritare nëse mundemi. Me dëmtimin e Gavi na duhet një profil i llojit të tij, por nuk është e lehtë të gjesh një Gavi tjetër në treg. Do të shohim ‘fair play’-in e famshëm. Nëse kemi hapësirë, do të nënshkruajmë me një mesfushor qendror në janar. Ne po punojmë me Deco dhe presidentin”, deklaroi trajneri spanjoll.

Është një temë që do të shkaktojë shumë debate. Duket se Ilkay Gundogan, Frenkie de Jong dhe Pedri janë titullarët e qartë aktualisht dhe kanë ndarë rolin e mesfushorit më të thellë, me Oriol Romeu të anashkaluar.

Drejtori sportiv, Deco, duket i vendosur për një lojtar që do t’i shtojë një profil më të mirë fizik skuadrës. 


(Kosova Sot Online)