Drita e përmbys Ballkanin, mbyllet pjesa e parë e derbit

  • S.A /
  • 20 December 2023 - 13:51
Drita e përmbys Ballkanin, mbyllet pjesa e parë e derbit

Drita e ka përmbysur rezultatin ndaj Ballkanit në super-derbin e mesjavës, ndeshje e mbetur kjo nga xhiroja e tretë e Superligës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Blerim Krasniqi e shënoi një gol fantastik në fund të pjesës së parë për gjilanasit për ta kaluar ekipin vendës në avantazh prej 2:1.

Paraprakisht, Blend Baftiu i barazoi shifrat përmes Blend Baftiut. Kurse, kampioni aktual i Kosovës kishte avancuar fillimisht me golin e shënuar nga qendërmbrojtësi Bajram Jashanica.

(Kosova Sot Online )