Chelsea del kundër Superligës Evropiane

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 19:59
Chelsea del kundër Superligës Evropiane

Klubi i madh anglez, Chelsea ka refuzuar krijimin e Superligës Evropiane.

Kjo u bë e ditur nga vet klubi londinez përmes një komunikate për media.

“Qëndrimi ynë NUK ndryshon. Ne besojmë fuqishëm se, duke punuar me Premier League, FA, klube të tjera evropiane përmes marrëdhënieve tona të forta me ECA, UEFA, FIFA, ne mund të vazhdojmë së bashku të zhvillojmë lojën evropiane për të mirën e të gjithëve”, thuhej në njoftim.

Vetëm dy klube që kanë mbështetur zyrtarisht Superligën deri më tani janë Real Madrid dhe Barcelona.


(Kosova Sot Online)