
Lexoni edhe:
Kurti e Sveçla sot në konferencë të përbashkët, mbahet sekret befasija e fundjavës
Derbi i javës së 18-të në Premierligë do tē zhvillohet sonte mes Liverpoolit dhe Arsenalit, transmeton "Kosova Sot Online".
Njëherit, kjo përballje vlerësohet edhe si kryesorja e kësaj jave në top ligat evropiane. Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, ashtu siç kanë qenë thuajse të gjitha tjerat në të kaluarën. Arsenali është lider në tabelë me 39 pikë, një më shumë se Liverpooli i vendit të tretë. Aston Villa, që renditet e dyta, ka momentalisht një ndeshje më shumë.
Kurti e Sveçla sot në konferencë të përbashkët, mbahet sekret befasija e fundjavësLexoni edhe:
“Topçinjtë” udhëtojnë për këtë ndeshje pas fitores ndaj Brightonit xhiron e kaluar, derisa “Të Kuqtë” luajtën baras me Manchester Unitedin. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka bilanc prej katër fitoreve e një humbjeje në pesë ndeshjet e fundit në kampionat. Ndërsa, të udhëhequrit e Jurgen Klopp nuk njohin humbje në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë, duke regjistruar tri fitore e dy barazime. Ndeshja mes Liverpoolit dhe Arsenalit do të zhvillohet në “Anfield”, me fillim prej orës 18:30.
(Kosova Sot Online )