Tifozët dalin kundër transferimit të Bonuccit te Roma

  • S.A /
  • 27 December 2023 - 10:36
Tifozët dalin kundër transferimit të Bonuccit te Roma

Leonardo Bonucci pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit duke qenë se eksperienca te Union Berlin në Bundesligë nuk po shkon sipas planeve të italianit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrojtësi është vendosur në kërkim të një tjetër destinacioni për të përjetuar sezonin e fundit në karrierë.

Një ide është rikthimi në Itali, teksa Roma ka shprehur interes për 36-vjeçarin. Verdhekuqtë kanë probleme të theksuara në mbrojtje për shkak dëmtimesh dhe Bonucci përfaqëson një zgjedhje emergjente për trajnerin Jose Mourinho.

Mirëpo, edhe pse ky transferim mund të duket ideali për të gjitha palët e përfshira, sërish rrezikon të dështojë dhe kjo prej tifozëve të skuadrës kryeqytetase.

Ultrasit verdhekuq nuk e mirëpresin Bonuccin për shkak të kaluarës së tij juventine dhe këtë e kanë shprehur hapur në rrjetet sociale, aq më tepër tashmë që mbrojtësi është në ditët e fundit të karrierës.

Tifozët e Romës dëshirojnë transferimin e Thilo Kehrer nga West Ham duke detyruar nënjëfarë formë që drejtuesit e verdhekuqve të heqin dorë nga Bonucci.

Megjithatë, për ish-juventinin ka shpresë pasi në Premierligë është West Ham i cili po interesohet për italianin.

(Kosova Sot Online )