Qeveria e Kosovës sot mban mbledhje, paralajmërohet konferencë nga Kurti e Gërvalla

  • E.K /
  • 27 December 2023 - 08:11
Qeveria e Kosovës sot mban mbledhje, paralajmërohet konferencë nga Kurti e Gërvalla

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës në orën 12:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Pas mbledhjes, do të ketë konferencë për media nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schëarz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Pas konferencës për medie, Zyra e Kryeministrit do të organizojë pritjen e fundvitit për gazetarë.

“Ftojmë ekipet e medieve dhe gazetaret e gazetarët e redaksive që e kanë përcjellur punën e Qeverisë gjatë gjithë vitit, që të na bashkohen në pritjen e organizuar për fundvit. Krahas Kryeministrit Kurti, të pranishëm do të jenë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar”, thuhet tutje në njoftim.

Sot Online)