Dimarco vazhdon kontratën me Interin

  • S.A /
  • 30 December 2023 - 13:09
Dimarco vazhdon kontratën me Interin

Federico Dimarco do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit.

Mbrojtësi italian ka rinovuar edhe zyrtarisht kontratën me nënkampionët e Evropës.

Klubi i Interit njoftoi se vazhdoi kontratën me Dimarcon deri më 30 qershor 2027.

26-vjeçari është produkt i akademisë së “Nerrazzurrëve”.

Ai në total ka regjistruar 119 paraqitje me ekipin e parë, duke shënuar 11 gola dhe kontribuar me 20 asistime.

(Kosova Sot Online )