Gjendet Karim Benzema, zyrtari i Al Ittihad zbulon ku ndodhet sulmuesi

  • E.K /
  • 01 January 2024 - 09:55
Gjendet Karim Benzema, zyrtari i Al Ittihad zbulon ku ndodhet sulmuesi

Karim Benzema raportohet të jetë “gjetur”, pas raportimeve për një zhdukje të tij të mistershme.

Një ditë më parë media arabe raportoi se sulmuesi francez ishte zhdukur pa lënë gjurmë, duke mbyllur edhe llogaritë në rrjetet sociale, megjithatë ka qenë një drejtues i Al Ittihad ai që ka hedhur poshtë aludimet.

“Benzema na kërkoi tri ditë leje për të shkuar në Madrid, për disa çështje të tij personale. Ka ikur të enjten në mbrëmje dhe do të jetë normalisht në stërvitje në fillim të javës. Ai është një profesionist shembullor dhe më vjen keq që dalin lajme të tilla”, u shpreh drejtuesi i Al Ittihad.

Nuk dihet ende arsyeja e udhëtimit të Benzema në Madrid, megjithatë ajo që është e sigurt, është fakti që sulmuesi francez nuk po ndihet aspak mirë në Arabinë Saudite, aty ku u transferua në verën e kaluar.

(Kosova Sot Online)