Dortmund-i tenton rikthimin e bujshëm

  • E.K /
  • 04 January 2024 - 11:35
Dortmund-i tenton rikthimin e bujshëm

Jadon Sancho ishte një nga lëvizjet më të bujshme në vitin 2021, kur u largua nga Borussia Dortmund dhe firmosi me Manchester United. Këta të fundit paguan plot 85 milionë euro për sulmuesin.

Megjithatë përplasja e fundit e Sancho-s me trajnerin Ten Hag, ka bërë që lojtari të dalë jashtë planeve të skuadrës angleze.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Dortmund-i. Sipas “Sky Deutschland”, drejtuesit e klubit gjerman kanë kontaktuar homologët e tyre anglezë, për një huazim të mundshëm të sulmuesit 23-vjeçar.

Sancho kërkon të rikthehet te Dortmund-i dhe po shtyn për t'u arritur një marrëveshje huazimi deri në verë.

Sulmuesi kërkon të jetë në Europianin e verës dhe për këtë arsye, dëshiron të rikthehet në Bundesligë, aty ku kishte edhe shkëlqimin e tij me fanellën verdhezi.

(Kosova Sot Online)