Silva largohet nga Chelsea në fund të edicionit

  • S.A /
  • 06 January 2024 - 10:21
Silva largohet nga Chelsea në fund të edicionit

Ky pritet të jetë edicioni i fundit për Thiago Silvan në fanellën e skuadrës së Chelseat. Me shumë gjasë, Silva do të largohet gjatë verës dhe pritet të rikthehet në Brazil, transmeton "Kosova Sot Online ". 

Mediat në Britani kanë raportuar se mbrojtësi brazilian tashmë ka marrëveshje me skuadrën e Fluminenses.

Këtij ekipi, Thiago do t’i bashkohet si lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me londinezët. Ai me Fluminensen do të firmosë kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Tek kjo skuadër ka luajtur edhe në të kaluarën para se të transferohet në Itali te Milani. Silva prej vitit 2020 është pjesë e Chelseat, ndërsa këtë edicion ka 20 paraqitje ka të shënuar një gol.

(Kosova Sot Online )