Milani fiton ndaj Empolit

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 14:53
Milani fiton ndaj Empolit

Skuadra e Milanit ka arritur fitore në udhëtim te Empoli me rezultatin 0:3, në kuadër të xhiros së  19-të në Seria A.

Dy gola në pjesën e parë e një në të dytin ishin vendimtar për fitoren e milanezëve.

Zhvillohej minuta e 11-të kur Loftus-Cheek kaloi ekipin e tij në avantazh.

20 minuta më vonë, Olivier Giroud dyfishoi rezultatin, kur u tregua i saktë nga pika e bardh për 0:2.

Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, në skenë doli talenti Traore i cili gjeti golin e parë në Serie A me Milanin.

Kështu, me këtë fitore, Milani tash grumbullon 39 pikë për pozitën e tretë.

(Kosova Sot Online)