Mbappe ka marrëveshje me Realin

  • S.A /
  • 08 January 2024 - 10:52
Mbappe ka marrëveshje me Realin

Kylian Mbappe është duke i kaluar gjashtë muajt e fundit në fanellën e Paris Saint-Germainit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ylli francez nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me parisienët dhe gjatë verës pritet të largohet nga “Parku i Princave” si lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me klubin aktual.

Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se përfaqësuesi francez ka arritur tashmë marrëveshje me Real Madridin.

Më saktësisht, mediumi “Footmercato” raporton se nënkampioni i botës ka bërë marrëveshje me “Los Blancos” pak ditë më parë dhe me këtë rast do t’ju bashkohet atyre gjatë verës që vjen.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rrogës së lojtarit dhe të kohëzgjatjes së kontratës.

Por, duket se më në fund ish-futbollisti i Monacos do ta realizojë ëndrrën e tij fëmijërore për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, interesim për Mbappen ka shfaqur edhe Liverpooli, i cili e do atë në “Anfield Road” qe një kohë të gjatë. 

(Kosova Sot Online )