Valon Berisha bëhet me ekip të ri

  • S.A /
  • 08 January 2024 - 11:11
Valon Berisha bëhet me ekip të ri

Valon Berisha është bërë me ekip të ri.Ylli kosovar e bëri një postim në rrjetet sociale duke zbuluar se vitin e ri e nisi me një klub të ri, transmeton "Kosova sot Online".

Përfaqësuesi kosovar ka njoftuar se është transferuar në ekipin austriak LASK Linz.

Mesfushori kosovar u rikthye në futbollin austriak ku kishte luajtur në Red Bull Salzburg para se të përfundonte në Itali tek Lazio.

Ai më pas luajti edhe në Francë dhe në Australi.

(Kosova Sot Online )