Njihuni me boksierët e vitit 2023

  • A.P /
  • 10 January 2024 - 16:53
Njihuni me boksierët e vitit 2023

Shpetim Bajokut dhe Donjeta Sadikut iu kanë takuar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët 2023”, të organizuar nga Federata e Boksit e Kosovës.

Bajoku boksieri më i mirë i vitit, ndërsa Sadiku u zgjodh boksierja më e mirë e vitit.

Klubi më i mirë u zgjodh “Gollaku”, ndërsa gjyqtari më i mirë Latif Demolli. Epiteti i punëtorit më të dalluar shkoi për Sylejman Vocën.

Në ceremoninë e organizuar në Prishtinë, krahas drejtuesve të FBoxK-së, me në krye kryetarin Enver Krasniqi, morën pjesë edhe kryetari i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut, Faton Salihu, përfaqësues të MKRS-së, KOK-ut, federatave sportive dhe klubeve të boksit.

Kryetari Krasniqi e quajti 2023-tën një tjetër vit të suksesshëm, duke përmendur medaljet evropiane, ballkanike dhe në turnetë e ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe numrin e madh të aktiviteteve të organizuara.

(Kosova Sot Online)