Mbappe zemërohet nga kushti i Realit

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 13:59
Mbappe zemërohet nga kushti i Realit

Vazhdon të jetë në dyshim të madhe e ardhmja e Kylian Mbappe, edhe pse të gjithë rrugët e dërgojnë në Madrid te Reali.

Por nuk duhet nënvlerësuar Liverpooli, klub që është gati t’i plotësojë çdo dëshirë.

“Los Blancos” mbeten në avantazh për të siguruar shërbimet e “yllit” francez në fundin e sezonit, atëherë kur i mbaron kontrata me PSG-në. Gjithsesi, të lodhur prej vitesh me tentativat për të firmosur me të, te Reali i kanë vënë një kusht.

Mbappe duhet të marrë vendimin përfundimtar deri në datën 15 janar, shkruan Super Sport.

Që është edhe afati i fundit kur duhet t’i kthejë përgjigje presidentit Perez nëse do të firmosë me Realin apo jo.

Kusht që nuk i ka pëlqyer aspak 25-vjeçarit sipas raportimeve të francezes L’Equipe.

Dhe në skenë është rikthyer fuqishëm Liverpooli, me Jurgen Klopp dhe tifozët e kuq që ëndërrojnë që Mbappe të zbarkojë në Anfield gjatë verës.

Mbappe ka shënuar 25 gola deri në këtë fazë të sezonit në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Luis Enriques.

PSG kryeson Ligue 1 me 5 pikë më shumë se Nice.

Dhe në Champions do të sfidojë Real Sociedad për një biletë në çerekfinale.

(Kosova Sot Online)