Lexoni edhe:
Juventusi e mposht thellë Frosinonen, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë
Peja-Trepça do të jetë kryendeshja e xhiros së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll, transmeton "Kosova Sot Online ".
Mitrovicasit shkojnë në palestrën “Karagaqi” në krye të tabelës, me 14 fitore e dy humbje, derisa pejanët janë të dytit me 12 fitore e katër humbje.
Nga një fitore kanë të dy ekipet në duelet e ndërsjella këtë sezon.
Juventusi e mposht thellë Frosinonen, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së ItalisëLexoni edhe:
Trepça është në seri fantastike duke arritur nëntë fitore radhazi. Kjo përballje luhet të shtunën nga ora 19:00.
Po të shtunën, por dy orë më herët zhvillohet një tjetër ndeshje derbi. Në kryeqytet, Sigal Prishtina e pret Golden Eagle Ylli. Përballë njëra tjetrës janë ekipi i tretë dhe i katërt i tabelës. Në fakt, të dy ekipet kanë nga 10 fitore e gjashtë humbje dhe kush fiton të shtunën e rrëmben vendin e tretë. Nga një fitore kanë secili ekip në dy duelet direkte të këtij edicioni. Të dielën, nga ora 17:00, Vëllaznimi e pret Proton Cable Prizrenin në palestrën “Shani Nushi”. Pas tri humbjeve radhazi, gjakovarët kërkojnë të rikthehen tek fitorja në shtëpi dhe të vazhdojnë ta mbajnë pozitën e pestë. Momentalisht, kuq e zinjtë kanë shtatë fitore e nëntë humbje. Në krahun tjetër, Prizreni ndodhet i parafundit me pesë fitore e 11 humbje.
Dueli i fundit zhvillohet mes Istogut e Bashkimit, nga ora 19:00.
Në përballje janë ekipi i fundit i tabelës dhe ai i gjashti. Istogu ka vetëm një fitore dhe atë e ka arritur pikërisht ndaj Bashkimit. Në krahun tjetër, prizrenasit kanë pesë fitore dhe 11 humbje.
(Kosova Sot Online )