Juventusi e mposht thellë Frosinonen, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

  • S.A /
  • 12 January 2024 - 09:11
Juventusi e mposht thellë Frosinonen, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Italisë.. Ky rezultat u arrit pasi8  fitoi me lehtësi 4:0 në shtëpi ndaj Frosinones, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ishte nata e sulmuesit polak, Milik që realizoi hat-trik sonte.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 11-të nga penalltia, kurse në të 38-tën e dyfishoi epërsinë e vendasve.

E polaku hat-trikun e kompletoi në minutën e 48-të të ndeshjes.

Yildiz shënoi golin e katërt për Juventusin në minutën e 61-të për ta përmbyllur një natë fantastike për torinezët.

Në gjysmëfinale, Juventusi do të përballet me Lazion.

(Kosova Sot Online )