Shokohet Hertha Berlini, i vdes presidenti

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 13:22
Shokohet Hertha Berlini, i vdes presidenti

Futbolli gjerman dhe ai në përgjithësi botëror e mori një lajm të zi sot.

Hertha Berlini njoftoi përmes faqes së saj zyrtare se ka vdekur presidenti i saj, Kay Bernstein.

“Hertha BSC mban zi për humbjen e Kay Bernstein. Sot, e martë, Hertha BSC emori lajmin e tmerrshëm se presidenti Kay Bernstein vdiq papritur në moshën 43-vjeçare. I gjithë klubi, komiteti dhe punonjësit e tij janë të habitur dhe thellësisht të tronditur”, ka shkruar klubi gjerman. 

(Kosova Sot Online)