Anglezi Henderson bëhet me skuadër të re

  • S.A /
  • 18 January 2024 - 08:43
Anglezi Henderson bëhet me skuadër të re

Jordan Henderson do të largohet përfundimisht nga kampionati arab dhe skuadra Al-Ettifaq. Henderson karrierën do ta vazhdojë në Evropë dhe thuhet se është afër Ajaxit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Madje thuhet se mungojnë vetëm detajet për finalizimin e kontratës së mesfushorit anglez. 

Ai nuk ishte i lumtur dhe ka vendosur të kthehet në Evropë. Në elitën e futbollit të Arabisë Saudite, Henderson ka luajtur vetëm 17 ndeshje.

33-vjeçari nënshkroi kontratë trevjeçare, që ishte me vlerë prej 700 mijë funte në javë me Al-Ettifaqun, kur e la Liverpoolin në verën e kaluar.

(Kosova Sot Online )