Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë në Hagë po i injoron dëshmitë për krimet serbe në Kosovë

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë në Hagë po i injoron dëshmitë për krimet serbe në Kosovë
Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish Jugosllavinë në Hagë po i injoron dëshmitë për krimet serbe në Kosovë

Skender Mulliqi

  • 18 January 2024 - 07:47

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

Kualifikimet për gjenocid ndaj popujve jo serb, eksitojnë në shumë dokumente me miliona faqesh të deponuara dhe faktike pranë gjykatës , që pasqyrojnë mirë spastrimet etnike, largimet , dhunimet dhe vrasjet masive të shqiptarëve të Kosovës sikurse edhe të myslimanëve në Bosnje e Hercegovinë. Në këto materiale në mënyrë shumë të precizuar gjenden emrat e kriminelëve serb, të paramilitareve, të cilët kanë marrë pjesë në krime. Dhe, jo që nuk u dënua Serbia për gjenocid, por shoqëria serbe e pas luftës, pikërisht këta i vuri në krye të shtetit, më të cilët po bisedon sot bota demokratike.

-Gjykata e Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi nuk e përfundoj punën ashtu si duhet, duke mos shpallur Serbinë fajtore për gjenocid, dhe as nuk i dënojë shumë kriminelë të luftës, të cilët bënë masakra në Bosnje dhe në Kosovë. U përcaktova të shkruaj lidhur më këtë temë edhe pse tashmë kanë kaluar shumë vite nga përfundimi i luftës, për faktin, së ata të cilët iniciuan luftën dhe ishin pjesëmarrës , ende po vazhdojnë të janë në pushtetin e Serbisë. Ne këtë shtet kriminelët e luftës po shpallen heronj, dhe këtu qëndron problemi pse edhe nuk po arrihet paqja në rajon dhe në stabilizimin e proklamuar nga BE-ja, të marrëdhënieve Kosovë-Serbi gjatë maratonës të bisedimeve.

Sikur TPI në Hagë do të kishte vepruar në mënyrë shumë më energjike në misionin e vet, nuk do të kishim gati gjithë garniturën e luftës në pushtetin e Serbisë , në krye më Aleksandër Vuçiqin. Edhe pse të gjithë kriminelet serb të luftës nuk e morën dënimin e merituar, sigurisht së njerëzit normal, nuk e kontestojnë këtë gjë. Kualifikimet për gjenocid ndaj popujve jo serb, eksitojnë në shumë dokumente me miliona faqesh të deponuara dhe faktike pranë gjykatës , që pasqyrojnë mirë spastrimet etnike, largimet , dhunimet dhe vrasjet masive të myslimanëve në BH dhe të shqiptarëve të Kosovës. Në këto materiale në mënyrë shumë të precizuar gjenden emrat e kriminelëve serb, të paramilitareve, të cilët kanë marrë pjesë në krime. Dhe, jo që nuk u dënua Serbia për gjenocid, por shoqëria serbe e pas luftës, pikërisht këta i vuri në krye të shtetit, më të cilët po bisedon sot bota demokratike.

Në Gjermani pas vitit 1945, kishte filluar procesi i denacifikimit, që nënkupton ndalimin më ligj të individëve dhe partive politike, që kishin sjellë deri të Lufta e Dytë Botërore. U ndaluan edhe simbolet e e nazizmit. Në hapësirën pas jugosllave nuk ndodhi kjo, dhe mu për atë , po kemi gjithë këto telashe me ata, që sigurisht vendin e kanë prapa grilave, e tash po e drejtojnë Serbinë. Sigurisht që njerëzit e tillë më bagazh krimi, krijojnë atmosferë të luftës edhe të gjeneratat e reja. Serbia e cila në vend që të largohet nga logjika e gjenocidit , ajo po e sforcon atë , duke i kërcënuar fqinjët më luftë , e në plan të parë Kosovën.

Mos të ishin kompletë garnitura e luftës në pushtet, me ndonjë përjashtim të vogël që nga vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar dhe deri në vitin 2024, qe sa po kemi hapëruar, sigurisht, së nuk do të kishim gjithë këtë gjendje tensionuese në rajon, e veçmas në veri të Kosovës. Ish kriminelët e luftës dhe kriminelet e tashëm serb, e kanë pru në sprovë të madhe paqen në Ballkanin Perëndimor. Zgjedhjet e dhjetorit në Serbi janë fitore e kryekriminelit të luftës, Vladimir Putinit, me të cilin e kanë lidhur fatin kryekriminelët e luftës në Serbi. Askush nuk ka ndërhyrë aq fuqishëm në punët e brendshme të vendeve të tjera sa ka bërë dhe po bën Rusia dhe ndërhyrjen që po e bëjnë Serbia në rajon dhe në Kosovë. Për të ruajtur ndikimin e tyre në vende të tjera, Rusia po vret në Ukrainë, e Serbia në anën tjetër po tenton ti kthen vitet e 90-ta për të vrarë shqiptarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".