Mbappe: I meritoj paratë që fitoj

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 16:43
Mbappe: I meritoj paratë që fitoj

Kylian Mbappe është hapur në reportazhin ‘Envoye Special’, i cili transmetohet në “France 2”, ku flet për gjithçka.

Ai ndalet në dëshirën për të krijuar familje, racizmin, viktimë e të cilit ishte, zhgënjimin e tmerrshëm që jetoi gjatë finales së Kupës së Botës 2022 kundër Argjentinës, dëshirën për të garuar në “Lojërat Olimpike 2024”, marrëdhëniet me prindërit, të ardhurat e tij.

Çështja e së ardhmes së tij, e cila është në qendër të vëmendjes, nuk trajtohet, megjithëse futbollisti pranon se PSG dëshiron ta dijë sa më shpejt se çfarë do të bëjë, nëse do të rinovojë apo jo.

Mbappe e njeh atë që do të donte të bënte në jetën e tij të përditshme: “Të shkoj të ha qetësisht në një restorant, të dal me miqtë, por të mos lejoj askënd të më shohë… Të nesërmen, një mëngjes i mirë në diell, hipur mbi tarracë. I admiroj gjërat e thjeshta në jetë”.

Sa iu përket të ardhurave vjetore, ai nuk e mohoi se fiton rreth 100 milionë euro në vit. “E vërteta është se nuk e di saktësisht…, – u përgjigj ai. – Në moshën 12-vjeçare kam menduar gjithashtu se ka shumë para në futboll. Unë i meritoj paratë që fitoj, nuk ia kam vjedhur askujt. Kështu funksionon bota e futbollit”.

Nëna e tij, Fayza Lamari, është pjesë thelbësore e këtij reportazhi, së bashku me Delphine Verheyden, avokaten e “klanit Mbappe”.

“Nuk ka faj apo turp. Nëse do të na kishim afruar 1 miliard euro, do t’i kishim pranuar, sepse është sistemi që e dëshiron këtë”, – thotë ajo për rinovimin e Kylian me PSG.

(Kosova Sot Online)