Mbappe merr propozimin e 'çmendur'

  • A.P /
  • 21 January 2024 - 15:11
Mbappe merr propozimin e 'çmendur'

Paris Saint-Germani nuk është dorëzuar akoma në lidhje me rinovimin e kontratës me Kylian Mbappen.

Sulmuesi francez do të jetë lojtar i lirë në verë, ndërkohë që e ardhmja e tij është e lidhur me Realin e Madridit.

Dhe Liverpooli mbetet në garë për të siguruar shërbimet e një prej futbollistëve më të mirë në planet.

Ndërkohë që kampionët e Francës nuk i kanë humbur shpresat, edhe pse do të jetë shumë e vështirë që 25-vjeçari të vijojë të luajë në Ligue 1.

Shtypi francez shkruan se drejtuesit e PSG-së kanë gati një ofertë 4-vjeçare për të, nga e cila Mbappe do të përfitonte 400 mln euro në total.

Presidenti Al-Khelaifi po insiston të bindë “yllin” e skuadrës që të rinovojë dhe të mos largohet nga kryeqyteti francez.

(Kosova Sot Online)