Bayerni bën ofertë të re për Trippier

  • A.P /
  • 23 January 2024 - 18:55
Bayerni bën ofertë të re për Trippier

Bayern Munichi ka bërë një ofertë të re për Kieran Trippier dhe është në pritje të një përgjigjeje nga Newcastle United.

Sipas “Sky Sports” të Gjermanisë, oferta e re e “Bavarezëve” ka vlerën e rreth 15 milionë eurove.

Klubet po vazhdojnë negociatat, derisa Bayerni po pret një përgjigje nga Newcastle rreth kësaj oferte.

Kampionët gjermanë po insistojnë në transferimin e anglezit, por po vazhdojnë të vëzhgojnë edhe Nordi Mukielen.

Bayerni besohet se do të tentojë transferimin e francezit, në rast se dështon me Trippier.

33-vjeçari me Newcastle United ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online)