Nëse vjen Mbappe, Reali pritet ta shesë Vinicius Junior

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 18:11
Nëse vjen Mbappe, Reali pritet ta shesë Vinicius Junior

Vinicius Junior është ndoshta futbollisti i veëm i paprekshëm te Real Madridi.

 Megjithatë, e ardhmja e tij mund të jetë shumë më e shkurtër nga sa mund ta imagjinojë vetë braziliani.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez e drejton klubin si të dojë, shkruan mediumi spanjoll, Sport.

Në planin sportiv, obsesioni i tij vazhdon të jetë nënshkrimi i Kylian Mbappé, pavarësisht dështimeve që ka shënuar deri më tani. 

Këtë verë që vjen, ai do të provojë përsëri. Dhe nëse e ia arrin qëllimit ai tashmë ka vendosur që do të sakrifikojë Vinicius.

Dyshja luajnë pothuajse pozitat e njëjta dhe nëse Mbappe vjen në Madrid, mundësitë që Vinicius Junior të shitet janë shumë të mëdha.

(Kosova Sot Online)