Trajneri i Berlinit shpulla për Leroy Sanen

  • S.A /
  • 25 January 2024 - 09:18
Trajneri i Berlinit  shpulla për Leroy Sanen

Trajneri i Unionit të Berlinit, Nenad Bjelica humb toruan dhe ‘kap me shpulla’ sulmuesin e Bayernit të Mynihut, Leroy Sane, transmeton "Kosova Sot Online ".

I gjithë episodi i shëmtuar ka ndodhur në minutën e 74-t të ndeshjes mes Bayernit të Mynihut dhe Unionit të Berlinit, teksa trajneri kroat i kryeqytetasve u detyrua të shkojë para kohe në dhomat e zhveshjes.

Gjithçka ndodhi pas një topi të dalë jashtë vijës anësore, të cilin sulmuesi i Bayernit donte ta niste menjëherë, por tekniku kroat nuk po e lëshonte nga duart.

Fillimisht ishte Sane ai që goditi me inat mbi topin në duart e kroatit dhe më pas Bjelica që vuri të paktën dy herë duart në fytyrën e sulmuesit gjerman, teksa vetëm ndërhyrja e stafit teknik bëri që situata të mos degradonte edhe më shumë, shkruan super sport.

Arbitri ndëshkoi me karton të kuq teknikun kroat të Unionit, që ndoqi nga dhomat e zhveshjes minutat e mbetura të ndeshjes, e cila u fitua me rezultatin minimal 1-0 nga gjigantët e Mynihut, falë golit të shënuar nga Guerreiro.

(Kosova Sot Online )