Falja e tokës së Kosovës për kishën Ortodokse serbe është tradhti ndaj shtetit

Falja e tokës së Kosovës për kishën Ortodokse serbe është tradhti ndaj shtetit
Falja e tokës së Kosovës për kishën Ortodokse serbe është tradhti ndaj shtetit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 24 January 2024 - 17:24

Shkruan:ANALISTI- Reshat Badallaj-Zhuriani

Askush nuk guxon të punoj dhe veproj kundër interesave të Republikës së Kosovës dhe askush nuk duhet të përfitoj për interesa të tyre personale dhe partiake, se vendi që na ka lënë Zoti hise nuk është i askujt, por i të gjithëve. Pastaj ne duhet të mësohemi të respektojmë Kushtetutën e vendit dhe të mos e shkelim dhe të mos e kapim për fyti dhe t´ia zëmë frymën sepse do vijmë të gjithë në shtratin e vdekjes.

 

Pra, nuk them se ne të veprojmë me dajak në krah dhe të rrahim gjoks, ose të shtyjmë bjeshkën me gjoks. Pra, në qoftë se, i japin të drejtë Manastirit të Deçanit për 20 hektar toke dhe ne në qoftë se ngulim këmbë për bajraktarizëm dhe vetëm humbim kohë dhe shkojmë në dem të vendit, këtë e them me bindje të plotë sepse thuhet publikisht se Gjykata Themelore e deri te Gjykata Supreme, madje madje edhe në Kushtetuese që i japim të drejtë Manastirit të Deçanit, ne deshëm s´deshëm duhet pranuar si të tille dhe duhet të pajtohemi. Mirëpo, nuk duhet harruar se me budallallëkun dhe për interesa të tyre të fotelës dhe të bandave partiake kanë dhënë më tepër se 8 mijë hektarë toke Malit të Zi të Krajl Nikollës dhe tani nuk duhet të shesim mend dhe ti ngulim këmbët si gomari në lloq. Që do të thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta thotë fjalën e saj dhe të punoj shumë seriozisht në interes të vendit dhe qytetarëve, përndryshe do na i mbyll dyert për anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Pra, ne nuk duhet të vonohemi dhe të mos i marrim seriozisht dhe në fund të fundit çdo gjë duhet vepruar sipas ligjeve dhe duke mbrojtur Kushtetutën e vendit askush nuk po kërkon dhe askush nuk po thotë se duhet vepruar kundër interesave të vendit, si kanë vepruar bandat e më parme që edhe sot e kësaj dite po jua shohim sherrin. Këto banda i kanë rrënjët e thella sepse dihet mirë se mjerisht vetë brenda Gjykatës kanë pasur asi persona që kanë vepruar si i kanë thënë bandat politike dhe nuk kanë zbatuar dhe vepruar për atë të cilën e kanë dhënë betimin, por sipas interesave të tyre politike e personale. Kjo është ajo që shihet hapur se interesat e tyre i kanë vënë mbi interesat e tyre personale e karrieriste. Për të mos i vajtuar ata 20 hektarë toke, jo që janë pak se nuk guxon asnjë pëllëmbë toke t´i falet Serbisë fashiste, si dikur banditët që bënë kundër shtetit të Kosovës, por këta 20 hektar toke nuk i merr në shpinë me i bartur me thasë e me i derdhur në Serbi, por ato do të mbeten në trollin e Kosovës, dhe në fund të fundit për të humbur frikën e qytetarëve që këtë frikë pikërisht e kanë futur zullumqarët e këtyre bandave dhe të marrin edhe historianët dhe të gjithë ata që e njohin këtë tokë dhe atë si dëshmi të qytetarëve të civilizuar dhe jo ata që luftojnë për fotele me çdo kusht, e mos e gëzofshin për jetë e mot.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".