Marash Kumbulla është afër largimit nga skuadra e Romës

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 15:28
Marash Kumbulla është afër largimit nga skuadra e Romës

Marash Kumbulla është afër largimit nga skuadra e Romës gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Kumbulla nuk ka bërë asnjë paraqitje këtë edicion me romakët, duke humbur mbi 250 ditë gjatë vitit të kaluar për shkak të një këputjeje të ligamentit, duke u rikthyer vetëm në fillim të këtij muaji, sapo është rikuperuar nga operimi.

Interesim për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë kanë shprehur tri klube italiane, Hellas Verona, Genoa e Torino.

Garës për shërbimet e Kumbullës i prinë Hellas Verona, e cila thuhet se i ka bërë ofertë zyrtare Romës.

Verona ka kërkuar huazimin e Kumbullës deri në fund të këtij edicioni, duke pasur parasysh se sapo është rikuperuar dhe i nevojitet minutazh për ta kthyer formën.

Ai në vitin 2020 u largua nga Verona për t’u transferuar te Roma, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Kjo lëvizje u realizua për vlerën e 13.5 milionë eurove plus 3.5 milionë të tjera në formë bonusesh. 

(Kosova Sot Online)