Klopp sheh pozitivisht: Dëmtimet? Lojtarët e rinj po shfrytëzojnë mundësinë

  • E.K /
  • 26 January 2024 - 11:59
Klopp sheh pozitivisht: Dëmtimet? Lojtarët e rinj po shfrytëzojnë mundësinë

Liverpool në këtë sezon po bën shkëlqyeshëm me të kuqtë që janë në kryesim të Premier League si dhe kanë siguruar finalen e Kupës së Ligës përballë Chelseat.

Tekniku Jurgen Klopp, ia ka dalë edhe përmes dëmtimeve të disa prej liderëve të skuadrës si Alexander-Arnold, Robertson, Szoboszlai apo edhe Salah.

Megjithatë, tekniku gjerman thekson se kjo periudhë iu dha shansin lojtarëve të rinj dhe ata ia kanë dalë të shfrytëzojnë në maksimum këtë mundësi duke e kthyer situatën në favorin e tyre.

“Kemi shumë dëmtime dhe duhet të përballemi me to. Nuk është një moment i mirë, por tani poi u japim shansin shumë lojtarëve të rinj. Këta i kishim në llogarinë tona, por ndoshta në një moment tjetër të sezonit. Ata po ia dalin shumë mirë, ky është shansi i tyre. Shpresoj që Thiago Alcantara të rikthehet së shpejti, po ashtu edhe Tsimikas apo Alexander-Arnold”, u shpreh Klopp.

(Kosova Sot Online)