Roma ëndërron të nënshkruajë me Kloppin

  • E.K /
  • 27 January 2024 - 13:38
Roma ëndërron të nënshkruajë me Kloppin

Jurgen Klopp i befasoi të gjithë duke njoftuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit.

Trajneri gjerman njoftoi zyrtarisht për vendimin e tij të premten, teksa menjëherë filluan spekulimet rreth të ardhmes së tij.

Sipas raportimeve nga Italia, tani është Roma që ka filluar të ëndërrojë për ardhjen e mundshme të Kloppit në kryeqytetin italian.

Romakët së fundmi shkarkuan Jose Mourinhon, të cilin e zëvendësuan me Daniele De Rossin. Por, italiani mund të largohet në verë nëse nuk bën vërtet përshtypje në gjysmën e dytë të këtij sezoni.

Sipas “Il Messaggero”, pronarët e klubit të Romës, familja Fredkin, kanë filluar të mendojnë për emërimin e mundshëm të Kloppit në verë, të vetëdijshëm se ai nuk do të jetë i lirë dhe se klubet në të gjithë botën do të duan të marrin ish-trajnerin e Borussia Dortmundit.

Besohet se do të duhet një ofertë shumë bindëse për të parë 56-vjeçarin në “Olympico”, veçanërisht duke pasur parasysh që ai po largohet nga Liverpooli, siç tha, “për shkak të mungesës së energjisë”. 

(Kosova ot Online)