A ekziston një probabilitet që Mbappe t’i bashkohet Real Madridit?

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 22:30
A ekziston një probabilitet që Mbappe t’i bashkohet Real Madridit?

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë ende e paqartë.

Kontrata e yllit francez me Paris Saint-Germainin skadon në verën e këtij viti. Siç është raportuar deri më tani, ai nuk pritet që të rinovojë kontratën.

Kësisoj, kapiteni i Francës mund të largohet si lojtar i lirë nga “Parc des Princes” pas përfundimit të këtij sezoni.

24-vjeçari vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Real Madridi që një kohë të gjatë.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, beson se gjasat që Mbappe të nënshkruajë me “Los Blancos” janë të mëdha.

“Ekziston një probabilitet i lartë që Mbappe të arrijë në Real Madrid. Më shumë se 50%”, tha ai.

“Është një opinion personal… varet nga Real Madridi, ata do të vendosin”, deklaroi Tebas.

(Kosova Sot Online)