Conte thuhet se ka pranuar kushtet e ofruara nga Milani

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 16:50
Conte thuhet se ka pranuar kushtet e ofruara nga Milani

Antonio Conte thuhet se ka pranuar kushtet e ofruara nga Milani dhe do të jetë trajneri i tyre sezonin e ardhshëm.

Tashmë kishte raporte të shumta se kuqezinjtë ishin të interesuar për të siguruar shërbimet e Contes dhe se ai po fliste drejtpërdrejt me këshilltarin e lartë të klubit Zlatan Ibrahimovic.

Tani eksperti i transferimeve Luca Momblano nga ‘TeleLombardia’ pretendon se Conte ka rënë dakord me propozimin e pronarëve të klubit, dhe do të marrë rolin nga sezoni i ardhshëm.

Conte ka marrë një pushim për këtë sezon për të qenë me familjen e tij, duke refuzuar një qasje nga Napoli në tetor, sepse ai donte të merrte kohë jashtë fushe.

Ky do të ishte një rikthim në San Siro për italianin, i cili fitoi Scudetton me rivalët e Interit në sezonin 2020/21.

(Kosova Sot Online)