Mourinho e di se kush e tradhtoi te Roma

  • S.A /
  • 05 February 2024 - 16:14
Mourinho e di se kush e tradhtoi te Roma

E gjithë bota e sportit u shokua kur Roma shkarkoi Jose Mourinhon, pas dy humbjeve radhazi nga Lazio për Kupën e Italisë dhe nga Milani në kampionat, transmeton "Kosova Sot Online".

Trajneri portugez , Jose Mourinho dyshon se është tradhtuar nga futbollistët kur u shkarkua nga Roma dhe kur u largua la pas unazën që mori pas fitimit të Ligës së Konferencës.

Mourinho u shkarkua në janar pas një disfate të dhimbshme si mysafir ndaj Milanit, kur ishte 3:1 për verdhekuqtë dhe kështu i dha fund “mandatit” te klubi romak, i cili zgjati 30 muaj. Shkarkimi i portugezit nuk i ka pëlqyer tifozëve të Romës, por ish-futbollisti Daniele De Rossi mbërriti si zëvendësues dhe fitoi sërish zemrat e tyre.E duket se ‘Special One’ e di lojtarin i cili e tradhtoi dhe mori pjesën tjetër të grupit pas për ta bojkotuar trajnerin portugez. Është kapiteni Lorenzo Pellegrini të cilin Mourinho e kishte ngritur në qiell duke thënë disa herë se po të kishte 11 futbollistë si ai do t’i vendoste në formacionin titullar. Il Messaggero shkruan se kur Mourinho u largua nga qendra stërvitore në Trigoria, ai la një unazë në dollapin e futbollistit Lorenzo Pellegrini dhe është unaza që skuadra i dha pas fitimit të kompeticionit të lartpërmendur. Mesa duket ai është ndjerë i tradhtuar nga lojtarët, të cilët kanë mbështetur menjëherë përzgjedhjen e De Rossit. Përveç unazës Mou kishte lënë edhe një foto me të cilën shkruante një mesazh i fuqishëm: “Kur të bëheni burra ma kthen”, ka shkruar Mou. Kapiteni i Romës këtë edicion nuk ka treguar formën e tij më të mirë dhe me tu larguar Mou, ai shkëlqeu me dy gola në dy ndeshjet e fundit. Kjo gjë e konfirmon se Pellegrini ka qenë ndër lojtarët që ka qenë kundër Mourinhos kohëve të fundit dhe duket se Special One e di mirë këtë gjë. 

(Kosova Sot Online )