Mbappe te Real Madridi?

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 16:34
Mbappe te Real Madridi?

Këtë herë nuk janë thjesht thashetheme. Kylian Mbappé do të luajë për Real Madridin nga sezoni i ardhshëm. Konfirmimi vjen direkt nga Laure Boulleau, ish-futbollistja franceze, aktualisht ambasadore e PSG.

“Kemi përshtypjen se e kemi jetuar tashmë këtë telenovelë, – tha ajo për ‘Canal +’. – Në vitin 2022 nuk kisha shumë informacion për të, por tani për herë të parë burime mjaft serioze më thonë se është kryer. Do të isha e lumtur për të nëse kjo do të ndodhte.

E kuptoj pozicionin e tij dhe pse nuk mund ta shpallë ende, – shtoi ish-mbrojtësja e majtë. – Çdo herë do të donte ta bënte, por duhet të vihesh në vendin e tij. Ai ka ende gola për PSG-në dhe personalisht mendoj se e do klubin parizien, ka respekt të madh për të. Ne presim vendimin e tij”.

Edhe pse e la rolin e saj si koordinatore e ekipit të femrave të PSG-së në vitin 2020, Laure Boulleau mbetet e lidhur me kryeqytetasit francezë dhe punon për mediat e klubit. Të premten e kaluar, “Le Parisien” konfirmoi vendimin e Mbappe për t’u transferuar në “Bernabeu”, edhe pse klubi parizian ende nuk është njoftuar nga lojtari.

Nga ana e tij, Real Madridi është në pritje të njoftimit. Sapo të bëhet e ditur se ish-lojtari i Monaco nuk do ta rinovojë kontratën, madrilenët do të tentojnë ta përfundojnë shpejt procesin.

(Kosova Sot Online)