Conte kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës

  • A.P /
  • 08 February 2024 - 17:21
Conte kandidat për të marrë drejtimin e Barcelonës

Me njoftimin se Xavi do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në përfundim të këtij sezoni, klubi katalonas ka nisur të përpilojë listën e trajnerëvee që mund t’iu përshtaten.

Pjesë e kësaj liste tani është edhe Antonio Conte.

Mediumi spanjoll, Sport, shkruan se profili i trajnerit italian tani është në interesin e klubit spanjoll.

Për Conten interesim ka pasur edhe nga skuadrat e Serie A.

Ndërsa, mbetet të shihet se në stolin e cilës skuadër do ta shohim në sezonin e ri.

(Kosova Sot Online)