Brahim Diaz i dashuruar thellësiht në Realin : Është Shën Valentini im

  • S.A /
  • 14 February 2024 - 15:41
Brahim Diaz i dashuruar thellësiht në Realin : Është Shën Valentini im

Brahim Diaz ishte hero i Real Madridit mbrëmë. Goli i tij i bukur ia mundësoi skuadrës së Carlo Ancelottit që ta mposht Leipzigun në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Një gol i jashtëzakonshëm pas një aksioni fantastik individual

Ndonëse u lëndua 10 minuta pa përfunduar takimi, ish-futbollisti i Milanit e kreu punën e tij dhe ndihet mjaft krenar dhe i lumtur që mundi ta ndihmonte ekipin.

Dhe, ai e kishte një dedikim të veçantë për “Los Blancos”.

“Jam i lumtur që jam duke luajtur në Real Madrid. Tash është Shën Valentini dhe mund të them se jam i dashuruar në këtë skuadër”, theksoi mesfushori ofanziv spanjoll. Sa i përket lëndimit, ai theksoi se ka ndier dhimbje, por që nuk e di ende shkallën e lëndimit të tij. Diaz ka ditur të jetë disa herë shpëtimtar i ekipit të Ancelottit në këtë edicion. Edhe pse nuk ka mundur të bëhej pjesë e rregullt e ekipit startues, ai ka dhënë kontribut të çmueshëm.

(Kosova Sot Online )