Kur do të largohet Mbappe nga PSG?

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 17:42
Kur do të largohet Mbappe nga PSG?

Paris Saint-Germain do të mbetet pa lojtarin kryesor, Kylian Mbappen në fund të sezonit.

Kylian Mbappé ka informuar tani presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi se do të largohet nga klubi si lojtar i lirë, raporton Fabrizio Romano.

Kushtet e largimit ende nuk janë rënë dakord plotësisht, por ai do të largohet nga Parisi në verë.

Kylian Mbappe ende nuk i ka përmbushur angazhimet e tij ndaj klubit.

Real Madridi është favoriti kryesor për të nënshkruar me yllin francez.

(Kosova Sot Online)