Mbappe në verë largohet përfundimisht nga PSG-ja

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 17:00
Mbappe në verë largohet përfundimisht nga PSG-ja

Kylian Mbappe po kalon muajt e fundit si lojtar i Paris Saint-Germainit.

Pasi informoi presidentin e klubit, Nasser Al-Khelaifi, për vendimin e tij për t’u larguar në verë, ylli francez sot këtë ia ka thënë edhe shokëve të skuadrës.

“RMC Sport”, Mbappe ka njoftuar sot edhe bashkëlojtarët e tij në PSG për vendimin që ka marrë – të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni.

25-vjeçari thuhet se nuk ua përmendi atyre klubin e ardhshëm, por vetëm konfirmoi se do të largohet.

Gjithsesi, Real Madridi besohet se do të jetë destinacioni i ardhshëm i ish-sulmuesit të Monacos.

Kylian Mbappe prej kohësh ka qenë i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu”, me “Los Blancos” që gjithashtu prej kohësh duan të përforcohen me Mbappen.

(Kosova Sot Online)