Milani përgatit kontratën e re për Maignanin

  • A.P /
  • 16 February 2024 - 18:00
Milani përgatit kontratën e re për Maignanin

Milani raportohet se është i gatshëm t’i ofrojë Mike Maignanit një kontratë të re me vlerë 5 milionë euro në vit.

Gjiganti italian synon të “blindojë” portierin, për të cilin interesim kanë shfaqur Chelsea dhe Bayern Munichi.

Kontrata e Maignanit skadon më 30 qershor të vitit 2026 dhe “kuqezinjtë” po përgatiten të takohen me përfaqësuesit e portierit për të diskutuar rreth një marrëveshjeje të re.

Sipas “Calciomercato”, “Rossonerët” janë gati t’i ofrojnë 28-vje28-vjeçariarit një kontratë të re me vlerë prej 5 milionë eurosh në vit, plus bonuse.

Kjo do ta bënte atë më të paguarin në klub së bashku me Rafael Leao, i cili nënshkroi një marrëveshje të re me vlerë 5 milionë euro në vit, më 2023.

Milani nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare, por thuhet se ka informuar përfaqësuesit e portierit për planet e tyre.

Sipas raportit, të dyja palët duan të arrijnë një marrëveshje, por Maignan pret një pagë më të lartë, ndoshta afro 8 milionë euro në sezon.

Sigurisht, reprezentuesit të Francës nuk i mungojnë klubet e interesuara, duke qenë se Bayern Munichi dhe Chelsea po monitorojnë atë.

Milani thuhet se vlerëson Mike Maignanin me afro 100 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)