Situata te Bayerni, Goretzka: Gjithçka po shkon keq për ne

  • E.K /
  • 19 February 2024 - 13:23
Situata te Bayerni, Goretzka: Gjithçka po shkon keq për ne

Leon Goretzka e konsideroi të çuditshme humbjen e Bayernit kundër Bochumit, aq sa e përkufizoi film “horror”.

“Gjithçka po shkon keq për ne. Të gjithë jemi dëshmitarë se me çfarë qartësie u prezantua ekipi në fushë. Provuam gjithçka për të marrë fitoren, por mbase nuk ishte e thënë. Vështirë t’i jap përgjigje se kush ishte fajtori. E konsideroj film ‘horror’. Reflektimi para porte do të na e bëjë më të lehtë vazhdimësinë. Pashë grintën dhe energjinë e duhur në grup, ndryshe nga dy përballjet pararendëse”, deklaroi Goretzka.

Vlen të theksohet se Joshua Kimich pati një debat të nxehtë, gati në përplasje fizike me ndihmësin e Thomas Tuchel, Solt Lov, por nuk ka detaje konkrete se nga nisën “shkëndijat” e këtij debati mes tyre.

(Kosova ot Online)