A do t’i bashkohet Mbappe Real Madridit?

  • A.P /
  • 23 February 2024 - 20:12
A do t’i bashkohet Mbappe Real Madridit?

Për presidentin e La Ligas, Javier Tebas, kalimi i Kylian Mbappes te Real Madridi është pothuajse i sigurt.

Spanjolli ka thënë për “L’Equipe” se ai beson se ka 99% mundësi që francezi t’i bashkohet gjigantit nga Spanja këtë verë.

Mbappe i dha fund spekulimeve rreth të ardhmes së tij në Paris Saint-Germain, duke informuar presidentin Nasser Al-Khelaifi – dhe shokët e tij të skuadrës – se ai do të largohet nga klubi pas skadimit të kontratës së tij, në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)