Thomas i Pejës, MVP i javës në Superligë

  • S.A /
  • 04 March 2024 - 11:52
Thomas i Pejës, MVP i javës në Superligë

Elita e basketbollit kosovar u rikthye në aksion pas Final 8 Kupës dhe ndeshjeve të Kosovës. Peja shënoi fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, ku më i miri ishte Larry Thomas me 25 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime, si dhe tre topa të vjedhur, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ai u ndihmua nga Justin Davis, i cili po vazhdon me formë të lartë me 17 pikë, katër kërcime e pesë asistime, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

MVP

Larry Thomas (Peja) 25 pikë, 5 kërcime, 6 asistime, 33 indeksi

Top 5

Larry Thomas (Peja) 25 pikë, 5 kërcime, 6 asistime, 33 indeksi

Alonso Verge Jr (Golden Eagle Ylli) 26 pikë, 3 kërcime, 7 asistime, 31 indeksi

Urim Zenelaj (Proton Cable Prizreni) 23 pikë, 9 kërcime, 1 asistim, 26 indeksi

Justin Davis (Peja) 17 pikë, 4 kërcime, 5 asistime, 24 indeksi

Devonte Upson (Trepça) 23 pikë, 9 kërcime, 4 asistime, 37 indeksi.

(Kosova Sot Online )