PSG mposht sërish Real Sociedadin

  • A.P /
  • 05 March 2024 - 23:15
PSG mposht sërish Real Sociedadin

Paris Saint-Germaini ka siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique eliminoi pa ndonjë telashe Real Sociedadin, në 1/8 e finales së kësaj gare,

Ndeshja e kthimit e zhvilluar sonte në “Reale Arena” përfundoi me rezultatin 1:2.

Kampioni në fuqi francez me rezultatin e pastër 0:2 kishte triumfuar në përballjen e parë, për të kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 1:4.

Kylian Mbappe (15’, 56’) ishte autor i të dy golave për parisienët.

Spanjollët ia dolën të shënonin një herë përmes Ander Barrenetxea (63’), por që goli i tij u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Sidoqoftë, Real Sociedadi gjeti golin e vetëm në fundin e ndeshjes me autor Mikel Merino (89′).

PSG-ja kundërshtarin e ardhshëm do ta mësojë pas tërheqjes së shortit. 

(Kosova Sot Online)