Milan e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 17:25
Milan e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A

AC Milan e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Kuqezinjtë e mposhtën minimalisht në shtëpi Empolin 1:0, në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit italian.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 41-të, kur Pulisic realizoi pas asistimit të Okafor.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 59 pikëve në vendin e dytë, 14 më pak se lideri, Interi.

Në anën tjetër, Empoli mbetet i 16-ti me 25 pikë të grumbulluara, vetëm një më shumë se zona e kuqe.

(Kosova Sot Online)